4.2 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

A guxon Qeveria t’ua ndalë pagat grevistëve? Ehat Miftaraj e sqaron situatën

- Advertisement -

Ehat Miftaraj, drejtor i  Institutit Kosovar për Drejtësi dhe një nga njohësit më të mirë të ligjeve kosovare, në një deklaratë për Periskopin e sqaron shkurt e shqip Ligjin për Grevat, sipas të cilit, ndalesa e pagës për grevistët, është në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare. “Me e përkthy shkurt e shqip, kufizimi ose ndalja e pagave për sindikalistë është në kundërshtim me qëllimin e ligjit dhe në kundërshtim me standardet evropiane që apelohen në Kosovë domethënë me Organizatën Ndërkombëtare të Punës”, thotë Miftaraj.


Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi – rrjedhimisht një nga njohësit më të mirë të ligjeve në Kosovë, është ka folur r me Ligjin për Grevat (neneve më poshtë që po iu referohet pushteti) dhe ai thotë:

“Një jurist që do me interpret një ligj apo një fushë të caktuar, nuk guxon kurrë me u fokusu vetëm në dy dispozita.  Rregulli numër një, e lexon qëllimin e ligjit, nëse e lexon qëllimin e Ligjit për Grevat, thotë se ky ligj ka me u interpret në pajtim me qëllimin e ligjit por edhe me praktikat dhe standardet ndërkombëtare që rregullojnë këtë fushë. Praktikat ndërkombëtare, janë opinionet ligjore që jep Organizata Ndërkombëtare e Punës”, thotë Miftaraj për Periskopin.

(Pjesa e ligjit që duket se i referohet Pushteti) 

Ai tutje sqaron në një formë jashtëzakonisht të qartë situatën kështu:

Në bazë të kësaj, e para duhet me u interpretu çka thotë Kushtetuta, ky ligj, pra Ligji për Grevat, Ligji për Bashkimin Sindikal, edhe kur i lexon krejt këto dhe në bazë të opinionit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, del që çdo shtet vec e vec, duhet me e rregullu dhe me iu përshtatë rrethanave të atij shteti. Nëse i marrim për bazë shtetet si Amerika, Finlanda, Gjermania, shtete ku Sindikatat janë të forta, ku është obligative me u pagu anëtarësia për Sindikatë, ato domethënë kanë buxhet të mjaftueshëm dhe ia mundësojnë dhe lejojnë vetes me i pagu grevistër për cdo ditë që bëjnë grevë”, tha Miftaraj.

“Në Kosovë, e drejta e anëtarësisë në Sindikatë nuk është e obligueshme. Brenda vitit, Sindikatat e sektorit publik, paguajnë diku 700 mijë euro kontribute”, tha ai.

Nëse e merr për bazë që vetëm brenda muajit Qeveria ndan diku 30 milionë euro sektorit publik del që për një muaj me mbajtë grevë Sindikata, duhet 50 vjet me i mbledhë kontributet për me ba grevë një muaj.

Me e përkthy shkurt e shqip, kufizimi ose ndalja e pagave për sindikalistë është në kundërshtim me qëllimin e ligjit dhe në kundërshtim me standardet evropiane që apliohen në Kosovë domethënë me Organizatën Ndërkombëtare të Punës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit