Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në muajin qershor, më datën 6 dhe 9.
Kundërshtarë të “Dardanëve” do të jenë Armenia, dhe Komoros.
Të dy lojët do të zhvillohen në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në konferencë për media, trajneri Franco Foda, ka folur edhe për gjendjen e Edon Zhegrovës, i cili padyshim se është një nga futbollistët më të rëndësishëm të kombëtares.
Zhegrova aktualisht është jashtë fushës, shkaku i një lëndimi.
“Me Zhegrovën kam pasur kontakte. Ai ka pasur një lëndim dhe i është nënshtruar një operacioni. Aktualisht ndodhet në fazën e rikuperimit dhe për sezonin e ri kualifikues do të jetë i gatshëm”, tha Foda.