Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka duke komentuar Ligjin për Pagat si dhe vlerën e koeficientit e cila u bë e ditur sot, e që është 105, ka thënë se nuk është shumë.. por Manxhuka ka lavdëruar punën që është bërë në këtë ligj, duke thënë se është krijuar barazi, drejtësi e zhvillim.
Tutje ai ka përshkruar Qeverinë Kurti, se punon pa krim e korrupsion.
Postimi i plotë i Manxhukës:
Qeverisja e re, prej dy vitesh, në shumë sfera e sektore po dëshmon se është e mundur të punohet pa krim e korrupsion, pa punuar për grupet e interesit, pa hile, jo për grupet e pushtetshme, por për shumicën, për interesin publik për ata që kanë nevojë më shumë. Një qeveri që mendon tërësinë. Barazi dhe paga dinjitoze për mjekë, policë, mësues, ushtarakë dhe shërbyes civilë.
A është shumë? Jo, por për aq sa ka buxhet e kapacitet vendi qytetarët tanë do të trajtohen njëjtë. Jo dikush 4 000 e dikush 240. Jo dikujt të mos ja pres muaji-muajin, dikujt muaji t’ia kalojë vitin.
Dhe këtë nuk po e bëjmë vetëm për ligjin e pagave, por kjo qasje është edhe në të gjithë mendësinë qeverisëse.
Drejtësi. Barazi. Zhvillim. Së bashku.