34.1 C
New York
Friday, July 25, 2025

Buy now

A është për apo kundër koalicionit me VV’në/ Flet Shukri Buja i PDK-së

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka ngritur shqetësime serioze për menaxhimin e buxheteve komunale dhe për vonesat në konstituimin e Kuvendit, ku sipas tij po rrezikojnë funksionimin normal të qeverisjes lokale.

“Tek komunat, është një çështje shumë problematike. Diskutimi i buxheteve fillon në qershor, e aprovimi i tyre zvarritet deri në shtator. Çdo vonesë, sidomos ajo e konstituimit të Kuvendit, është dëm për komunat – me apo pa kuvend të konstituuar,” deklaroi Buja, duke paralajmëruar pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët si rezultat i kësaj “loje politike”.

Ai kritikoi ashpër praktikat që sipas tij po bartin përgjegjësinë nga njëra palë në tjetrën, duke mos e marrë askush seriozisht rolin që sjell fitorja në zgjedhje.

“Dihet botërisht që ai që i fiton zgjedhjet, ai e ka edhe përgjegjësinë. Nëse nuk din ta menaxhosh fitoren, duhet ta kuptosh që ajo fitore nuk është për ty – duhet t’ia dhurosh dikujt tjetër,” u shpreh ai me një mesazh të qartë për partinë në pushtet.

Duke folur për raportet ndërmjet partive, Buja tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë asnjë përpjekje për të ndërtuar një koalicion me PDK-në në Lipjan apo më gjerë.

“VV nuk ka bërë asnjë ofertë për PDK-në për një koalicion. Përderisa nuk kemi çfarë të shqyrtojmë, nuk kemi as për çfarë të supozojmë se si mund të rrjedhte,” tha ai, duke mbyllur hapësirën për spekulime rreth ndonjë marrëveshjeje të mundshme

Të ngjashme

Të fundit