26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

“A është kjo teori konspirative?”: Cramon përplaset me Kryeziun e qeverisë për “botat e sofistikuar” të Twitter-it, ia rrotullon logjikën

- Advertisement -

Të pikëllueshme për Kosovën”, e ka quajtur Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, krejt këtë sistem të sofistikuar “botësh digjitalë” në rrjetin “X” pasi ishte edhe vetë ajo dhe një pjesëtar i stafit të saj, cak i kësaj maçinerie rrufe të propagandës dhe linçimit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, mohoi që Qeveria e Kosovës të ketë sponzoruar këso “trollësh online” duke pretenduar se “nuk e kemi bërë kurrë, e as s’e bëjmë kurrë”; duke akuzuar eurodeputeten Cramon – një mike kaherë e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje – se po angazhohet në “teori konspirative”.

Qeveria jonë kurrë nuk është përfshirë dhe nuk do të përfshihej kurrë në abuzim me pushtetin duke sponsorizuar trollët në internet. Ne mohojmë akuzat e @ViolavonCramon, me të cilën komunikojmë rregullisht përmes kanaleve zyrtare. Ne i bëjmë thirrje asaj dhe të tjerëve që të mos mbështesin teoritë e konspiracionit kundër një qeverie demokratike”, ka shkruar Kryeziu.

Ndërkaq, Cramon s’priti shumë që t’ia rrotllonte logjikën zëdhënësit të qeverisë kosovare për gjoja “konspiracionizmin” që ia atribuoi; duke qenë vetë objekt i sulmeve nga këta “botë” të pamëshirshëm linçimi online.

Kohëve të fundit Cramon ka qenë vokale në denoncimin e disa prej sjelljeve, veprimeve, e vendimi (e që besa më shumë etikës) së Qeverisë së Kosovës, kryesisht për mënyrën e zbatimit të ndalimit të dinarit – me vrullin e çuditshëm të afektimit të drejtpërdrejt pa kurrëfarë parapërgatitjesh për ndalimin e dinarit; duke bërë që Qeveria e Kosovës të shkëpusë kontaktin e shëndosh të partneritetit në veçanti me ShBA-në, mos me tërë komunbitetin trans-atlantik.

E këtu ishin ndezur pot-botët në linçim.

E sa për “teoritë konspirative”, Cramon iu përgjigj Kryeziut: “E po, fjalët e emisarit amerikan Gabriel Escoba i pash si interesante. Apo shpërndan edhe ai ‘teori konspirative’? Tingëllon e qartë si kristali”, ka shkruar Cramon teksa ka shpërndarë një citate të Escobar-it.

Ajo ia bashkëngjiti edhe linkun e briefing-ut online të djeshëm të Gabriel Escobar me gazetarë ku shpjegoi në hollësi plasaritjen e thellë të marrëdhënieve të Kosovës, jo veç me ShBA-në, por edhe me BE-në, MB-në, NATO, e madje edhe me fqinjtë si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Këtu e lexoni origjinalin nga Departamenti Amerikan i Shtetit edhe më hollësisht. E njejta gje. Pse erdhi në Kosovë? Sepse gjërat nuk lëvizin etj. Është e qartë”, ka shkruar Cramon në replikën e saj ndaj Kryeziut.

Zhvillimet dramatike e fundit me trollët

Ndonëse kjo ‘armatë digjitale’ kaherë ka qenë e vëzhgueshme përmes “reagimeve” në Facebook me fytyra të nervozuara e me emra e fotografi kineze, indiane, vietnameze (etj), në rrjetin “X” (ish-Twitter) këta “botë” del të jenë edhe më të sofistikuar (edhe më të artikuluar, edhe në gjuhën angleze) se ç’kanë qenë më parë. Kjo ngase, tashmë këta botë, dhe mënyra e operimit të tyre, del të jetë edhe “përmbajtësisht” e drejtuar nga inteligjenca artificiale. Aktivizimi linçues i tyre kalon në nivel thuajse industrial ndaj shënjestrave.

E kohëve të fundit në rrjetin “X” niveli i sulmeve – që studiuesi Agon Maliqi (vetë target i këtyre botëve) e ka hetuar si “proces i vrasjes së personazhit në kohë reale” – ka tejkaluar atë që rëndom perceptohej në Facebook, e që, sipas ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, njëherë e një kohë zhvillohej “në soba me kompjutera” brenda zyreve të VV-së që për qëllim kishin “fyerjen, sharjen, linçimin” e çdo kujt që e perceptonin për kundërshtar politik.

Përmes një postimi në “X” ish-Ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, i dha zë asaj që “ferma trollësh digjitalë të organizuar” po sulmojnë në ambasadorë, eurodeputetë, emisarë “dhe çdo kënd…që ka ndonjë fjalë kritikuese ndaj liderit të dashur (Albin Kurtit)” për çka tha se “jam personalisht i shqetësuar nga këto trollë të drejtuar nga qeveria kur sulmojnë miq tër Kosovës si Viola von Cramon dhe stafin e aj, ambasadorët dhe diplomatët e QUINT-it, Ali Ahmetin, Edi Rama, dhe të tjerë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit