14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

A është KFOR-i mbi Qeverinë e Kosovës në aspektin e sigurisë?

- Advertisement -

Është ura më e përfolur në Kosovë në 25 vjetet e fundit.

E mbi të, ka disa ditë që misionet e huaj kanë shtuar praninë.

Reklamë

ADVERTISEMENT

Një ndër ta është edhe reaguesi i dyte i sigurisë në Kosovë, EULEX.

Këta të fundit të enjten kanë thënë se qëndrimi i BE-së për hapjen e Urës së Ibrit është një çështje dialogu dhe se çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret brenda kornizës së Dialogut.

“Siguria e të gjitha komuniteteve në Kosovë mbetet prioriteti ynë i parë. EULEX-i mbetet vigjilent dhe, në përputhje me mekanizmin e lartpërmendur të reagimit të sigurisë të Kosovës, është i gatshëm të mbështesë Policinë e Kosovës nëse kërkohet dhe është e nevojshme për të kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e rendit dhe sigurisë publike në rastet e trazirave civile”, thuhet nga EULEX.

Për hapjen e Urës së Ibrit, Tëvë1 të enjten ka pyetur edhe në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Nga kjo ambasadë i kanë thënë televizionit, se qëndrojnë prapa deklaratës së shteteve të QUINT-it, të cilës ju bashkua edhe Mbretëria e Bashkuar.

Këtë qëndrim ambasadorët e bën të ditur me 2 gusht, kur edhe i shkuan në zyrë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Me udhëzime të kryeqyteteve përfaqësues të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së u takuan sot me kryeministrin Kurti për ta informuar atë se qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund të mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës në këtë moment”, thuhej në deklaratën e ambasadorëve të QUINT-it.

E qëndrim të njëjtë ka edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Këto reagime të ndërkombëtarëve, sipas profesorit unveristar, Milazim Krasniqi, janë në përputhje me seriozitetin e kësaj çështje.

“Ura e Ibrit është e mbyllur tash e më shumë se dy decenie dhe po të ishte e lehtë hapja e saj, do ta hapnin qeveritarët e mëhershëm, burra edhe më të guximshëm sesa kryeministri aktual. Por ajo urë nuk mund të hapet pa marrëveshje, sepse tanimë është shndërruar në simbol të ndarjes dhe në fakt është vend në të cili serbët e veriut kanë fituar fuqi me projektin e tyre bllokues”, ka thënë Krasniqi.

Por, çfarë do të ndodhte nëse hapet ura, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve?

“Nëse do të vepronte me tutje, hyn në një konflikt të hapur me KFOR-in, ndërsa KFOR-i është kategori mbikushtetuese në Kosovë, pra ka pushtet më shumë se Qeveria e Kosovës sa i përket aspekteve të sigurisë, neni 153 i Kushtetues së Kosovës e vërteton këtë, dhe KFOR nuk bën debate politike, por merr veprime ushtarake. Më pas do të mund të kishte konflikt dhe pasoja ose edhe viktima, prandaj unë jam i bindur që kushdo që provokon konflikt me KFOR-in, merr përgjegjësi të rëndë”, vlerëson ai.

Ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Ura e Ibrit duhet të hapet dhe se për këtë do të vazhdojmë konsultimet dhe koordinimet me aleatët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit