6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

A është gati BE për të pranuar Shqipërinë? Presidentja e Sllovenisë: Nuk është proces i lehtë

- Advertisement -

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti të enjten Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila në konferencën e përbashkët për shtyp deklaroi se është e kënaqur nga arritja e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit.

“Asnjë shtet nuk është imun ndaj korrupsionit dhe krimit, por jam e kënaqur nga lufta juaj kundër korrupsionit. SPAK-u juaj gëzon një besim të çmuar”, theksoi Musar.

Presidentja sllovene premtoi se vendi i saj do të jetë gjithmonë mbështetës i Shqipërisë në rrugën evropiane.

“Mund të them se Sllovenia është një prej shteteve kyçe në votimin për integrimin në BE”, theksoi Musar.

Më tej, Musar nënvizoi se stabiliteti i BE-së varet nga stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Kur u pyet nëse BE-ja është e gatshme për të pranuar Shqipërinë, Presidentja sllovene u përgjigj: “Zgjedhjet evropiane janë shumë të rëndësishme. Parlamenti Evropian është institucioni ku dëgjohet fjala jonë (e qytetarëve të BE-së) dhe varet shumë nga anëtarët e BE-së kjo gjë. Ky nuk është proces i lehtë, pasi më kujtohet edhe procesi i integrimit të Sllovenisë para 20 vitesh. Shpesh, edhe vullneti për të hyrë në BE zvogëlohet, siç është rasti i Maqedonisë së Veriut. Por, duhet të kemi mençurinë të bëjmë detyrat për të kryer procesin e integrimit”. /A2 CNN/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit