Shkruan: Shenoll Muharremi
A është e mundur që Kosova ka importuar për katër muajt e parë të vitit rreth €225,041,550 energji?
I kam shiqu sot kemi prodhu dhe importu energji katër muajt e parë të vitit. Sot i ka publiku ASK të dhënat e prillit, kështuqë mundemi me i kombinu me muajt tjerët që me pas një pasqyrë më të qartë.
Janar-Prill 2025 :
-Termocentralet (KEK) kanë prodhuar 1,912,174 MWh.
-Nga Hidro 109,190 dhe Era & Solare i kemi 129,841.
-Janë importuar 1,500,277 MWh.
-Kemi eksportuar 750,358 MWh.
Disa trende:
a. Gjithsejt kemi gjeneru e prodhu 2,151,205 MWh energji, prej tyre 239,031 janë hidoro, solare dhe të erës. Në relacion me energjinë totale, i kemi vetëm rreth 11% energji të pastër.
b. Gjatë muajit prillit vërehet një trend i theksuar i rënies së prodhimit nga KEK ku kemi vetëm 321,834 MWh të gjeneruara e ku zakonisht janë gjeneruar rreth dhe mbi 500,000MWh në muaj. Këtë muaj kemi pasur më shumë importe të energjisë sasa që ka gjeneruara KEK.
c. Katër muajt e parë të vitit kemi importuar, sipas ASK, rreth 1,500,277 MWh. Nëse e krahasojmë këtë me një kosto mesatare të importit prej 150 EUR për MWh, atëherë kjo nënkupton që Kosova për katër muaj ka importuar €225,041,550