Pasi Brad Pitt kaloi pushimet me të dashurën e re Ines de Ramon në Meksikë , ish-bashkëshotja e tij Angelina Jolie u fotografua nën shoqërinë e aktorit Paul Mescal.
Paparacët i kanë fotografuar në një kafene në Londër, ku iu ishte bashkuar edhe vajza 16 vjeçare e aktores. Mescal së fundmi i ka dhënë fund lidhjes me këngëtaren Phoebe Bridgers.
Mediat amerikane raportuan se ajo e tradhtoi duke publikuar një fotografi teksa puthej me Matty Healy. Ndërkaq, që pas ndarjes nga Brad Pitt në vitin 2019 në jetën e aktores ende nuk ka një partner. Nëse rezulton që thashethemet të jenë të vërteta Paul do të ishte partneri më i ri se çdo tjetër që ka patur Angelina ndër vite.
Përveç kësaj gazeta britanike “Daily Mail” shkruan se aktori do të ishte një partner i përshtatshëm për 46-vjeçaren të cilin e përshkruan si një person me këmbë në tokë dhe shumë diskret sa i përket jetës private.
Marrëdhëniet e kaluara të Angelina Jolie kanë ngjallur jo pak polemika. Ndoshta më e famshmja prej tyre ishte martesa e saj me aktorin Brad Pitt , të cilin e takoi në xhirimet e filmit të vitit 2004 për filmin Ms and Mrs. Smith.