Home Ballina A e zbehu Kurti rolin e ministrit të Shëndetësisë?

A e zbehu Kurti rolin e ministrit të Shëndetësisë?

0
A e zbehu Kurti rolin e ministrit të Shëndetësisë?

Në mesin e muajit shtator, kryeministri Albin Kurti formoi komisionin ekzekutiv për shëndetësi.

Këtë përbërje shefi i ekzekutivit mori vendim ta udhëheqë vetë.

Duke marrë timonin në duar, Kurti synoi të bëjë reforma në sistemin e shëndetësisë në Kosovë.

Por përkundër këtyre synimeve sipas gazetarit të shëndetësisë, Bujar Vitisë një gjë e tillë nuk është arritur deri më tani.

E ky kërkon nga Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Vitia që të marrë në duar përgjegjësit e tij.

Mirëpo sipas njohëseve të çështjeve politike, ky komision duhet të shuhet.

Kjo pasi funksionimi i tij vetëm sa e pengon punën e Ministrit të Shëndetësisë.

Në fund të muajit dhjetor, Kurti riemëroi në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitin, kjo pasi dorëheqje se Rifat Latifit në muajin tetor.

Televizioni ka dërguar pyetje në kryeministri për të parë nëse ky komision do të vazhdojë punën pas rikthimit të Vitisë mirëpo gjatë ditës nuk ka marrë përgjigje.

Exit mobile version