Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Alba Vukaj, ka qenë e ftuar në emisionin “Big Talk” me Mbresa Hajrullahun.
Mes tjerash, ajo ka folur në lidhje me fjalët që kanë qarkulluar se e ka ndryshuar hotelin për shkak të Azemit.
“Nuk është aspak e vërtetë, unë e kam ndryshuar hotelin, por jo për shkak të Azemit”, u shpreh ajo.

Bukuroshja shkodrane shtoi: “Azemin se kam takuar, por kam folur me të dhe jemi shokë shumë të mirë”.
Gjatë kohës sa ishin brenda, ish-konkurrenti kishte shprehur një pëlqim për Vukajn.

Megjithatë, Alba tha se e sheh vetëm si shok dhe se dëshiron të ruaj marrëdhënie të tillë.
I fundit banor që u largua nga Big Brother VIP Kosova 2 ka qenë Ylli Dervishi.