Kryeministri Edi Rama është treguar i rezervuar në lidhje me përbërjen e qeverisë së re e cila do të shpallet më 11 shtator.
Në emisionin “Opinion” kreu i qeverisë tha se po shqyrton të gjitha opsionet nëse përbërje do të ketë njerëz me eksperiencë qeverisëse apo të rinj.
A ke gati qeverinë e re?
Besoj se në datën 11…
Do ketë ndryshime të mëdha?
Shiko, një gjë është e sigurt, nuk pres njerëz nga qielli. Njerëzit janë… qeveri politike janë të gjitha përsa kohë është qeveri e një partie. Ne kemi një mandat unik në aspektin që jemi e para forcë politke që ka 12 vite eksperiencë qeverisëse të pa ndërprerë. Ky është një aste shumë i madh për ta përdorur sepse eksperienca është e jashtëzakonshme. Kemi njerëz me shumë eksperiencë, kemi të tjerë që kanë më pak eksperiencë, por mund të sillin më shumë. Qeveria do të jetë një përzgjedhje që do të reflektojë qoftë vullnetin e 11 majit qoftë edhe ambicjen time që në të sillemi me arritjet si opozitë.
A do të ketë surpriza?
Do jetë qeveri e re, besoj që jo çdo ministër apo ministre e ka parë veten në këto thashetheme se ka ndonjë që nuk ështëpërfolur fare që të jetë aty.
A do shmangen ministrat që ndiqen nga SPAK?
Nuk di të kem ndonjë ministër që ndiqet nga SPAK.
Çështje që SPAK mund t’i hap në çdo moment…