15.2 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

A e doni Albin Kurtin, a shtetin e Kosovës? – Dërguti: Në këtë pikë kemi ardhë

- Advertisement -

Analistja politike Aida Dërguti ka thënë se sot në Kuvendin e Kosovës pati shkelje të Rregullores së Kuvendit me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga komuniteti serb.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo ka pohuar se, po të veprohej njëjtë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, sikurse ndaj Listës Serbe, që të mos zgjidhej kandidati i saj, ky subjekt politik, sipas saj, do ta ndizte objektin e parlamentit.

Sipas saj, nuk duhet që partisë së parë t’i mohohet zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e saj, në këtë rast Listës Serbe.

“Nuk mundesh brenda të njëjtit rregull të vendosësh standarde të dyfishta, sepse kjo është veç diskriminim. U jep atyre hapësirën që ta përdorin për shkak të përkatësisë kombëtare, që ti i diskriminon, dhe kjo është shumë keq për imazhin e Kosovës,” tha Dërguti.

Të njëjtës, autori i emisionit, Adriatik Kelmendi, ia drejtoi pyetjen: “Me këtë logjikë, me përcaktimin se tre herë mund të votohet një deputet i një subjekti politik, në këtë rast ishte LVV, po të shkonin me 43 raunde, ka tri votime për secilin. Me këtë logjikë, pastaj do t’i vinte PDK-së radha të ketë kandidat për kryetar Kuvendi?”.

Dërguti tha se pas zhvillimeve të fundit në Kuvend, vendi është në një situatë: “A e doni Albin Kurtin?”, “A e doni shtetin e Kosovës?”.

“E përmendëm më herët se këto garanca janë garanca të dhëna nga Pakoja e Ahtisaarit, por këto garanca i kanë dhënë ata që nuk janë këtu. Garantuesit e pavarësisë së Kosovës janë krejt të tjerë. Ky që është sot në pushtet nuk ka dhënë kurrfarë garance, nuk ka qenë as njeriu që ka krijuar aleancat. Prandaj, këtu jeni në situatën: ‘A e doni Albin Kurtin?’, ‘A e doni shtetin e Kosovës?’
Janë mbyllur të gjitha dyert e këtij vendi – po flas për rregullimin aktual shtetëror. Të gjithë aleatët për rregullimin aktual i kanë mbyllur dyert Kosovës”, tha Dërguti.

 

Të ngjashme

Të fundit