-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

A e dinit se vera e kuqe ju dëmton dhëmbët? Ja çfarë duhet të bëni për t’i mbrojtur

- Advertisement -

Varësisht se sa i fortë është smalti dhe sa të prirur janë dhëmbët tuaj ndaj formimit të pllakave, ato mund të njollosen lehtësisht.

Vera e kuqe përbën një kërcënim të trefishtë për dhëmbët, sipas ekspertëve.

“Kur pini verë të kuqe, përballeni me një kërcënim të trefishtë për bardhësinë e dhëmbëve tuaj: Anthocyanin, të cilat janë pigmentet në rrush që i japin verës së kuqe ngjyrën e saj intensive. Taninet, të cilat ndihmojnë në lidhjen e pigmentit me dhëmbët tuaj. Aciditeti, i cili është përgjegjëse për gërryerjen e smaltit, pasi e bën atë më poroz dhe e bën më të lehtë ngjitjen e njollës”, shpjegon doktoresha Uchenna Akosa, nga Shkolla e Stomatologjisë e Universitetit Rutgers, Nju Xhersi, SHBA.

Për të mbrojtur dhëmbët tuaj nga njollat ​​e shkaktuara nga vera e kuqe, Akosa këshillon të bëni sa më poshtë:

– Lani dhëmbët 30 minuta para se të pini verë të kuqe, por jo menjëherë pas saj, pasi aciditeti mund të lejojë që pasta e dhëmbëve t’i gërryejë më tej.

– Shmangni përzierjen e verërave. Mos pini verë të bardhë para të kuqes, sepse acidi shtesë në verën e bardhë do të përkeqësojë njollat ​​e dhëmbëve.

– Pini ujë pas verës për të reduktuar aciditetin dhe për të stimuluar rrjedhjen e pështymës, e cila lufton bakteret e dëmshme.

– Përtypeni mirë ushqimin. Përtypja stimulon prodhimin e pështymës. Djathi është shoqëruesi i përsosur i verës sepse stimulon prodhimin e pështymës dhe redukton aciditetin nga vera.

– Pastroni rregullisht, gjë që ndihmon në heqjen e pllakave, një substancë acidike që dëmton smaltin e dhëmbëve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit