6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“A e din që vaji në tepsi nuk shkon shpejt”, Haxhiu tregon se çka i tha zëvendësit të tij për deklaratën e bujshme

- Advertisement -

Zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu duke dashur të shpreh punën e madhe që po bëhet sipas tij në Ministrinë e Drejtësisë, e pati thënë një shprehje epike.

“Puna jonë mund të krahasohet, me shpërndarjen e vajit në tepsi” – pati thënë Sallahu duke shikuar tavanin e studios televizive, sikur po thoshte diçka shumë të mençur.

Por, me deklaratën e tij që u argëtua i madh e i vogël, del se s’pajtohet as vetë shefja e tij, Ministrja Albulena Haxhiu. Ajo në emisionin Shoë me Adelina Ismailin në RTK, tregoi se ka debatuar me Sallahun për këtë temë, duke e informuar se në fakt, vaji në tepsi shpërndahet ngadalë.

“Diskutimi im me zëvendsin tim të cilin e respektoj shumë sepse përnime punon shumë pa asnjë ankesë, punon edhe nuk ka komplekse pse nuk është emri jem këtu, pse un nuk jam afër teje ka kështu nganjëher pse nuk më ule në krah të djathtë pse nuk më ule në krah të majtë e pse nuk më qite në foto të dytin ose të tretin, është ndër të rrallët i cili veç angazhohet edhe punon e nuk ka komplekse të tilla prandaj e çmoj shumë. Në këtë drejtim komenti im ndaj tij ka qenë që a e din ti që vaji në tepsi nuk shkon shpejt duhesh me sill tepsinë, tha shkon shkon i thash jo jo veç kur është e nxehtë tepsia tani shkon”, u shpreh Haxhiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit