26.3 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

A duhet t’i kthejnë deputetët pagat për seancat e pavlefshme? (Video)

- Advertisement -

Erdhën çdo 48 orë në seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Secila seancë pati epilog të njëjtë, dështim të  konstituimit.

Por, të gjitha këto seanca nga 27 qershor deri më 26 korrik u shpallën të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese.

Pas këtij vendimi të Kushtetueses, a duhet që deputetët e kësaj legjislature të kthejnë pagën e marr për këtë periudhë?

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se Kushtetuesja nuk e ka paraparë ndonjë masë sa i përket kësaj.

“Rrjedhimisht unë nuk besoj dhe nuk pres që këta deputetë duhet t’i kthejnë ose duhet që t’i kthejnë pagat. Këtu duhet sqaruar që kemi pasur situatën kur këta deputetë kanë vepruar për ato ditë, kanë punuar aq sa kanë punuar në seancat konstituive pra kanë qenë në kuptimin e pjesëmarrjes dhe prezencës në këto seanca dhe rrjedhimisht nuk është se këta kanë qenë pasiv pra nuk kanë qenë fare në punë por i bie që këta nuk kanë punuar vetëm momentin kur është vendosë masa e përkohshme nga ana e Gjykatës Kushtetuese”, tha Bugaqku.

Edhe Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë që aktgjykimi i Kushtetueses për mosrespektim të Kushtetutës nuk reflekton edhe në pagat e deputetëve.

“Është shumë e rëndësishme të theksohet se përtej pagës, problemet dhe dëmet që shkaktohen nga moskonstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës janë shumë më të mëdha sesa dhënia e pagave të deputetëve të cilët praktikisht nuk janë duke punuar apo duke ushtruar rolin e saj. Kosova është duke humbur qindra miliona euro që nuk ka mundësi që t’i marr për shkak të moskonstituimit të Kuvendit”, tregoi Shala.

Pas seancës së 20 gushtit, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës u pyet se a do t’i kthejnë këto paga e që tha se do ta bëjnë nëse iu kërkohet.

“Kjo është pyetje për ata që janë në Ministrinë e Financave dhe gjithashtu për Administratën e Kuvendin, Kryesuesin dhe nëse mund t’i bëhet pyetje edhe pse nuk ka rol kryesia paraprake… Absolutisht nëse ishin kërku i kishim kthy”, tha deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Televizioni ka dërguar pyetje për këtë çështje edhe në Ministrinë e Financave dhe Administratën e Kuvendit, por deri në momentin e publikimit të kronikës nuk kemi marrë përgjigje.

Të ngjashme

Të fundit