8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

A duhet të lejohet pjesëmarrja vullnetare e kosovarëve në luftën Ukrainë-Rusi? Ja si përgjigjen qytetarët

- Advertisement -

UBO Consulting ka kryer një hulumtim në Kosovë ku qytetarët janë pyetur rreth temave të ndryshme që preokupojnë vendin.

OMNIBUS është një matje që bëhet me 1 065 qytetarë, ku institucionet, organizatat dhe bizneset mund të vendosin pyetjet e tyre për të kuptuar qëndrimin e opinionit publik lidhur me një temë të caktuar.

UBO Consulting, marrë parasysh zhvillimet e fundit në botë, rajon dhe vend, ka vendosur që të bëjë disa pyetje aktuale për të parë disponimin e opinionit lidhur me temat e ndryshme.

Lufta Ukrainë – Rusi ka tërhequr vëmendjen e opinionit vendor, siç ka ndodhur gjithandej në botë.

Andaj UBO Consulting ka pyetur qytetarët se a duhet lejuar pjesëmarrja vullnetare e kosovarëve në luftën Ukrainë – Rusi.

Nga të anketuarit, 17.9 për qind janë përgjigjur se duhet lejuar, 68.7 për qind janë përgjigjur jo, ndërsa 13.4 për qind nuk e di.

Në grupmoshat 18-24 vjeç dhe 65+ ka pasur më shumë përgjigje po, me 20.6 për qind respektivisht 24.8 për qind për po. Ndërkaq grupmoshat 35-44 janë përgjigjur më së shumti me “jo”, me 74.2 për qind.

Sipas etnive, shqiptarët janë përgjigjur 18.3 për qind po, 68.1 për qind jo dhe 13.7 për qind nuk e di, serbët 2.3 për qind po, 88.4 për qind jo dhe 9.3 për qind nuk e di ndërsa minoritetet tjera 25.6 për qind po, 62.8 për qind jo dhe 11.6 për qind nuk e di.

Përzgjedhja e amvisërisë duke shfrytëzuar metodën sistematike të rastësisë, si dhe zhvillimi i anketës me personin i cili e ka ditëlindjen e parë më të afërt i moshës mbi 18 vjet. Pyetësori është realizuar me 1065 të anketuar.

Pyetësori është realizuar nga data 7 mars deri më 15 mars 2022 në 38 komuna të Kosovës dhe ka nivel të besueshmërisë prej 95 për qind me marzhë të gabimit prej +-3 pikë të përqindjes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit