19.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

A duhet të ecni para apo pas ngrënies?

- Advertisement -

Ecja në baza të vazhdueshme është e mirë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Jo vetëm që mund të ndikojë në cilësinë e gjumit dhe të përmirësojë shëndetin e zemrës, por gjithashtu mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe të rrisë jetëgjatësinë.

Madje mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të ulë presionin e gjakut, shkruan Health.com.

Disa kërkime sugjerojnë se koha e shëtitjeve tuaja – të tilla si para ose pas ngrënies – mund të ndikojë se si aktiviteti ndikon në shëndetin tuaj.

Studiuesit kanë zbuluar se nëse ecni me stomakun bosh, që do të thotë para ngrënies së ushqimit keni më shumë gjasa të digjni yndyrën dhe të ndikojë në metabolizmin tuaj.

Ndërkaq, ecja menjëherë pasi keni ngrënë mund të jetë më e dobishme për të humbur peshë, për të përmirësuar tretjen dhe për të menaxhuar sheqerin në gjak.

Të ngjashme

Të fundit