26.2 C
New York
Saturday, July 19, 2025

Buy now

A do t’i futet sërish garës për kryetar të Leposaviqit? Përgjigjet Lulzim Hetemi (Video)

- Advertisement -

Detyrën e mori në rrethana të jashtëzakonshme.

Madje për disa muaj, qëndroi edhe i mbyllur në komunë për shkak të protestave nga banorët serbë.

Por pas dy vjetësh duket një atmosferë krejtësisht tjetër në komunën e Leposaviqit që udhëhiqet nga Lulzim Hetemi.

Hetemi e pranon se në fillim ishte përballur me shumë sfida por ai thotë se me kalimin e kohës situata ndryshoi për të mirë.

“Fillimi ka qenë më i vështirë, ju e dini ka pasur shumë protesta. Por, tash po ndihem shumë më mirë sepse ka siguri dhe mund të fokusohemi në punë. Mund të them se më mirë është në Leposaviq sesa në disa komuna të tjera”, ka thënë Hetemi.

I pari i Leposaviqit tregon se gjatë kohës sa ka qeverisur me komunën veriore, shqiptarët dhe serbët kanë pasur një frymë të mirë bashkëpunimi.

“Kemi punësuar diku 150 punëtorë kryesisht nga komuniteti serb. Pos tjerash, kemi hapur edhe biznese të reja ku janë punësuar serbë”, ka thënë tutje Hetemi.

Hetemi tregon nëse do t’i futet sërish garës për kryetar të Leposaviqit.

“Akoma nuk e kam vendosur nëse do të rikandidoj për kryetar, do ta marrë një vendim pas disa javësh”, ka përfunduar mes të tjerash Hetemi.

Kujtojmë që kryetarët e komunave veriore u zgjodhën kandidatët e partive shqiptare pasi ata nga partitë serbe bojkotuan zgjedhjet e 23 prillit të vitit 2023.

Të ngjashme

Të fundit