14.4 C
New York
Saturday, November 1, 2025

Buy now

A do të vjen njohja nga Vatikani?, Prenkaj: Selia e Shenjtë heziton shkaku i dialogut ndërkishtar

- Advertisement -

Presidenti kroat Zoran Millanoviq  gjatë një audience private në Vatikan një ditë më parë ku u prit nga Papa Leoni XIV ka lobuar për njohjen e Kosovës nga Selia e Shenjtë.

Rreth çështjes së mosnjohjes së shtetësisë së Kosovës nga Vatikani ka folur në Info Magazine të Klan Kosovës, diplomati i karierës, Albert Prenkaj.

“Në këtë audiencë shtetërore të presidentit të Kroacisë tek Papa del edhe një temë përpos temave biletarle dhe atyre shpirtërore që ka Kroacia me Vatikanin, me Selinë e Shenjtë, vjen edhe një kërkesë shtetërore nga presidenti i Kroacisë për njohjen e Kosovës”.

Ai theksoi se Kosova me Vatikanin ka relacione para diplomatike dhe se sipas tij, vendi ynë gjatë rrugëtimit saj si para edhe pas pavarësisë ka marrë disa mesazhe nga atje.

“Kosova me Vatikanin ka relacione paradiplomatike kështu së paku e quajnë diplomatët e Vatikanit, dhe në këto relacione paradiplomatike ka pasur një sërë komunikimiesh të natyrave të ndryshme, këto audience të autoriteteve të Kosovës janë, audienca private”.

“Në komunikm me Vatikanin,  Kosova ka marrë disa mesazhe gjatë rrugëtimit të saj si para shpalljes së pavarësisë e ashtu edhe pas shpalljes së pavarësisë, Kosovës i është thënë se Vatikani njeh shtetet që janë anëtare të OKB-së. Mirëpo një nga argumentet e tjera është ekumenizmi, dialogu ndërkishtar në mes të Vatikanit, Patriarkanës së Moskës, Beogradit dhe Konstantinopojës, gjegjësishst të Fanarit që gjendet në Stamboll”.

Sipas Prenkajt, për shkak të këtij dialogu ndërkishtar, Vatikani ka hezituar që ta bëjë hapin e parë drejt çështjes së njohjes, njofton Klankosova.tv.

“Gjatë komunikimit të mëtejm, Kosovës i është thënë se Vatikani mund ta bëjë një ndërrim notash verbale ashtu si ka bërë me Palestinën dhe jo në mënyrën si i ka njohur shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë, siç, është Kroacia nëpërmjet një marrëveshjeje të realizimit të të drejtave të Kishës Katolike në shtetin përkatës.

Të ngjashme

Të fundit