4.8 C
New York
Monday, November 17, 2025

Buy now

A do të provojë PDK të formojë Qeveri nëse dështon Kurti? Tregon Çitaku

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, deputetja Vlora Çitaku, ka thënë se  është shumë vonë dhe se zgjedhjet janë të pashmangshme, kur u pyet nëse PDK do të bëjë ndonjë përpjekje për krijimin e institucioneve.

Çitaku ka thënë se pas shpalljes së rezultateve të 9 shkurtit, PDK kishte pasur takime për këtë çështje, por mungesa e numrave kishte qenë problematika kryesore.

Ne kemi bërë përpjekje menjëherë pas shpalljes së rezultatit zgjedhor. Kemi pasur takime me liderët për të ndërtuar shumicë parlamentare. Por në atë kohë është bërë e qartë që kemi mungesë numrash. Por tash, është bërë shumë vonë. I ka humbur kuptimi këtij Kuvendi. Që nga muaji shkurt e deri në tetor, e turpshme çfarë shfaqjesh kemi parë”, ka thënë Çitaku në T7

“Ne duhet të shkojmë në zgjedhje të reja.Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, që të kemi rikonfirmim të vullnetit të qytetarëve”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme

Të fundit