18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

A do të prishet koalicioni LDK-PDK pas përplasjeve për këmbimin e tokave?

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Prishtinë ka qenë kundër këtyre këmbimeve të pronave, duke mos u pajtuar me partnerin e koalicionit Përparim Ramën të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por PDK-ja ka pasur edhe akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se “VV-ja e mundësoi këtë këmbim përmes kuorumit”.

Gëzim Sveçla, shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Asamblenë Komunale të Prishtinës, ka thënë se “shumica e drejtorëve të PDK e LDK nuk flasin mes vete”, duke aluduar se ka përplasje të thellë brenda kolizionit.

Pastaj, Leutrim Retkocerit, shef i asamblistëve të PDK-së në Asamblenë Komunale të Prishtinës i tha Sveçlës të LVV-së se “mund të iu lirojnë vendin në koalicion me LDK-në”.

“Unë i thash edhe Gëzimit që nëse don po ia lëshojmë vendin në koalicion, më mirë është më hy sesa me ba kuorumin fshehtas. Është mirë kur flasim për koalicion t’i hedhim në theks edhe disa çështje që janë me rëndësi për qytetaret. E tregojmë arsyeje, ne kemi hy në koalicion me vazhdu një rrugëtim të një fushate që kemi pas dhe një mirëbesimi të qytetarëve që vizioni i asaj fushate të hyjë në dobi të qytetarëve. Bindjet tona nuk na luhasin çështjet e caktuara”, ka thënë Retkocerit në T7.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit