A do të pensionohet nga kombëtarja? Kjo është përgjigjja e Vedat Muriqit

- Advertisement -

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi e kishte patur të qartë se do të pensionohej nga Kombëtarja e Kosovës, pas pjesëmarrjes në Botëror.

Megjithatë, kualifikimi historik në Kupën e Botës nuk ndodhi, pasi Dardanët u mposhtën minimalisht 0:1 nga Turqia në Prishtinë.

Lidhur me të ardhmen e tij te Kosova, Muriqi foli për La Zona 10.

“Plani ishte të luaja në Kupën e Botës dhe më pas të tërhiqesha. Këtë ua kam thënë presidentit dhe trajnerit”, deklaroi Muriqi.

Megjithatë, ai theksoi se aktualisht nuk dëshiron të fokusohet në këtë çështje, pasi prioritet mbetet përfundimi i sezonit me klubin e tij në Spanjë.

“Nuk kam menduar për këtë, po përpiqem të mos mendoj sepse dua të përqendrohem te ajo që ka mbetur me Mallorcan. Më vonë do të kem kohë të mendoj”, shtoi ai.

Muriqi konfirmoi se vendimi përfundimtar ende nuk është marrë, duke nënvizuar se gjithçka do të peshohet me kujdes në bashkëpunim me familjen e tij.

“Nuk kam marrë asnjë vendim. Kam biseduar me gruan dhe familjen time dhe duhet ta peshoj mirë. Ende nuk kam vendosur”, përfundoi sulmuesi kosovar.

Të ngjashme

Të fundit