0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

A do të merren masa për Prindon Sadriun? Flet ministrja Gërvalla

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka folur për deklaratat e Prindon Sadriut, ku i quajti gazetarët si ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’.

Gërvalla ka arsyetuar Sadriun duke thënë se një përgjithësim nuk e ka bërë.

Ajo thotë se përgjegjësi displinore do të kishte për Sadriun nëse ato deklarata do t’i bënte gjatë detyrës së tij si diplomat.

“Unë jam fanatike e asaj se cfarë është thënë, e jo interpretimit mbi atë se cfarë është thënë. Dhe është e vërtetë se z. Sadriu një përgjithësim të tillë nuk e ka bërë. Unë nuk do ta thoja në atë formë, por për këtë gjë pse e ka thënë duhet ta pyesni atë vetë dhe jo mua, domëthënë nuk mund ta analizojë tekstin e z. Sadriut.

Kjo deklaratë nuk është e diplomatit, por është e një bashkëshorti që është detyruar ta mbrojë dinjitetin e unë nuk do ta kisha bërë. E imja si eprore është ta verifikojë a i mbush kushtet për masë displinore apo jo. Po të kishte bërë Sadriu shkelje edhe më të vogël në punën e tij si diplomat atëherë do të duhej të ballafaqohej“, thotë ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit