23.6 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

A do të marr pjesë Edi Rama në protestën e sotme – flasin nga OVL-UÇK

- Advertisement -

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale.

Ai tha se kanë qenë në kontakt me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e kanë ftuar për të marrë pjesë në protestë, por ai nuk do të jetë i pranishëm për shkak të angazhimeve.

“Ne kemi qenë në kontakt me z. Edi Ramën, e kemi ftuar për pjesëmarrje, por ai na ka njoftuar dhe na ka dërguar edhe agjendën. Na ka treguar se është shumë i zënë dhe nuk mund të marrë pjesë. Arsyeja nuk është për publik, por mbështetja e tij për ne ekziston”, deklaroi Gucati për Klanin.

Të ngjashme

Të fundit