6.5 C
New York
Sunday, January 11, 2026

Buy now

A do të luajë Messi në Botëror? Përzgjedhësi i Argjentinës zbulon detaje nga takimi

- Advertisement -

Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni ka deklaruar se është vetë Lionel Mesi ai që do të vendosë nëse dëshiron të jetë në Kupën e Botës 2026.

“Jam takuar me Mesin, jam shumë afër shtëpisë së tij. Për Kupën e Botës do të shohim më vonë, kemi biseduar për shumë gjëra, por jo për këtë pjesë sepse ende ka kohë. Nuk duhet ta lodhim, le të jetë i qetë dhe do të vendosë. Pastaj do të shohim çfarë është më e mira në bazë të këtij vendimi. Ne që e njohim e kuptojmë se kurrë nuk do të jetë i qetë. Ka lindur garues, dëshiron të fitojë, dëshiron të luajë, gjithmonë të jetë aty. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos për bashkëlojtarët, të cilët e shohin kapitenin të sillet ashtu dhe dëshiron të luajë gjithmonë për kombëtaren”, deklaroi trajneri që fitoi Botërorin me Argjentinën në 2022-in.

Të ngjashme

Të fundit