23.3 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

A do të konstituohet Kuvendi sot në tentimin e 47?

- Advertisement -

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot (e martë) për konstituimin e legjislaturës së nëntë parlamentare.

Vazhdimi i seancës së 15 prillit shënon përpjekjen e 47 për konstituimin e Kuvendit.

Deputetët edhe sot shkojnë në Kuvend pa marrëveshje për konstituimin e Kuvendit edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.  Lëvizja Vetëvendosje është duke insistuar në Komisionin për votimin në mënyrë të fshehtë për zgjedhjen e Albulena Haxhiu si kryetare e Kuvendit, e cila ka dështuar disa herë që t’i merr 61 vota të cilat janë të domosdoshme.

Në këtë aspekt, ish-partitë opozitare janë duke kërkuar që zgjedhja e kryetarit të bëhet në mënyrë të hapur.

Deri më tani vetëm deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka dhënë sinjale se do ta votonte secilin kandidat për kryetarë të Kuvendit nga radhët e Vetëvendosje.

Të ngjashme

Të fundit