7.9 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

A do të ketë “remuntada” për Real Madridin sonte?

- Advertisement -

Sonte zhvillohen dy ndeshjet tjera të fazës çerekfinale të Champions League.

Vëmendja kryesore do të jetë në “Santiago Bernabeu” ku do të përballen Real Madridi dhe Arsenal.

Në fakt, “mbretërit” kanë një disavantazh kapital nga përballja e parë në “Emirates Stadium”, ku “Topçinjtë” fituan me rezultat 3:0.

Do të jetë goxha interesant të shihet nëse “Los Blancos” do të bëjnë një rikthim dhe ta kapin gjysmëfinalen e Champions.

Real Madrid- Arsenal do të luhet me fillim nga ora 21:00.

Një loje tjetër tejet interesante do të zhvillohen sonte edhe në “Giuseppe Meazza”, ku përballë njëri-tjetrit do të jenë Inter dhe Bayern Munchen.

Nga ndeshja e parë në “Allianz Arena”, italianët kanë një epërsi minimale 1:2.

Mbetet të shihet nëse “Nerazzurët” do të arrijnë ta mbajnë epërsinë ndaj gjermanëve dhe të gjenden në gjysmëfinale.

Edhe kjo lojë nis nga ora 21:00.

Të ngjashme

Të fundit