7.9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

A do të ketë linja Galaxy S23 komunikim satelitor si iPhone 14?

- Advertisement -

Pasi Apple lançoi vitin e kaluar linjën iPhone 14 me teknologjinë e komunikimit satelitor që mund ta përdornin në kushtet e një emergjence, ka pasur spekulime lidhur me Samsung se mund të bënte të njëjtën gjë me Galaxy S23.

Me të tre modelet tashmë të zyrtarizuara, gjiganti Korean as që përmendi komunikimin satelitor por nuk do të thotë se funksionaliteti nuk ka për tu ofruar fare.

Në fakt të gjithë smartfonët kanë çipin Snapdragon 8 Gen 2, por çfarë do të thotë kjo?

Edhe nëse Samsung nuk e lançoi këtë funksionalitet ditën e sotme në evenimentin Unpacked, në CES 2023 mësuam se prodhuesi i çipeve Qualcomm do të ofrojë Snapdragon Satellite.

Seritë iPhone 14 morën komunikimin satelitor falë Snapdragon X65.

Ngjashëm me çipin e Qualcomm, Snapdragon 8 Gen 2 ka modemin X70 5G që mundëson diçka të tillë. Vetë Samsung nuk foli publikisht për këtë funksionalitet duke qenë se Qualcomm është ai që ka bashkëpunuar me Iridium.

Gjithësesi në momentin e blerjes së Galaxy S23, shërbimi Snapdragon Satellite mund të mos jetë i disponueshëm menjëherë. Funksionaliteti mund të debutojë në gjysmën e dytë të 2023, ende Qualcomm nuk ka konfirmuar vendet e botës ku do të ofrohet.

Gjithashtu nuk ka asnjë informacion nëse shërbimi do të jetë falas apo me pagesë dhe sa do të kushtojë. Besojmë se Snapdragon Satellite do të vijë fillimisht në SHBA dhe Kanada njëlloj siç veproi Apple. /PCWorld Albanian

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit