24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

A do të jetë Vlora Çitaku kandidate e PDK-së për kryeministre?

- Advertisement -

artia Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidat i saj për kryeministër, ndonëse nënkryetarja, Vlora Çitaku thotë se kjo tradicionalisht është vendosur për kreun e partisë.

Ajo në emisionin “Info Nata” thotë se nuk ka ambicie që të jetë kandidate për kryeministre dhe se i mbetet Krasniqit ta thotë se a do të jetë ai, apo dikush tjetër.

“Jo nuk e kemi zyrtarizuar, e kemi pasur një mbledhje të Këshillit Drejtues, ku kemi marrë disa vendime. Me i rëndësishmi prej tyre është mobilizimi i të gjitha strukturave të PDK-së për zgjedhjet e reja nacionale që ne presim të mbahen sa më parë…Tradicionalisht kryetari i partisë ka qenë kandidat për kryeministër, mirëpo i takon vetë kryetarit, Krasniqi të vendos fillimisht a do të jetë kandidati, apo ka vullnet për dikë tjetër. I mbetet atij ta thotë”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit