-3.3 C
New York
Tuesday, January 27, 2026

Buy now

A do të jetë në garë për kryetar, Rama: E dua LDK-në lart e më lart, s’do të jem kandidat këtë të shtunë

- Advertisement -
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur në “Frontal” të T7, nëse do të përfshihet në procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së.

Të shtunën Kuvendi LDK-së vendosë nëse do të vazhdojë tutje me Lumir Abdixhikun, apo jo.

Rama tha se ka marrë një mandat katër vjeçar si kryetar i Prishtinës, dhe nuk do të përfshihet në këtë proces të brendshëm.

Por, ai shtoi se do që LDK të jetë lartë e më lartë.

“Unë do t’i ndihmoj sa herë të ka nevojë LDK, dhe kam nevojë LDK të jetë lartë e më lartë. Por nuk do të jem në proces të brendshëm këtë të shtunë. Uroj që LDK të dalë fitues si rezultat i këtyre zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit