Këngëtarja e njohur, Rina Balaj sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka folur për herë të parë për Big Brother VIP Kosova.
Ajo tha se ftesën e ka çdo vit, por u shpreh se gjithçka duhet të jetë surprizë dhe se nuk mund të thotë diçka.
“Ftesën e kam çdo vit dhe i falënderojë shumë që mendojnë me qenë unë në Big Brother”.
“Por, me sa e di unë, nuk lejohet me fol a kam e shku a nuk kam me shku, gjithçka është surprizë, e di këtë gjë”, u shpreh ajo.






