Producentët e “Hunger Games” mund të kenë hequr dorë nga çdo shpresë për të rikthyer aktoren Jennifer Lawrence në rolin e saj si Katniss Everdeen. Nina Jacobson dhe regjisori Francis Lawerence u shprehën gjatë një interviste për Yahoo Entertainment, se barra do të binte mbi autoren e “Hunger Games” Suzanne Collins për të bërë lëvizjen e parë duke bërë një roman të ardhshëm. Jacobson u shpreh:
“Nëse Suzanne ka diçka për të thënë, atëherë ajo do të shkruajë një libër për të. Sinqerisht, pavarësisht se e dua Katniss, mendoj se historia e saj ka përfunduar. Dhe mendoj se Suzanne ndjen të njëjtën gjë gjithashtu. Por nëse kjo ndryshon, dhe Suzanne ka diçka që dëshiron të thotë, dhe kjo përfshin Katniss, atëherë do të isha i emocionuar. Por në të vërtetë çdo shans për t’u kthyer në këtë botë dhe për të udhëhequr me Francis dhe Suzanne, do ta shfrytëzoja pavarësisht se për kë bëhej fjalë”.
Rikujtojmë se Lawrence luajti rolin ikonik në katër filma Hunger Games nga 2012 deri në 2015. Së shpejti do të publikohet “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes”, i cili bazohet në romanin spinoff të 2020 të Collins. Rachel Zegler kryeson atë kast, i cili përfshin gjithashtu Viola Davis, Tom Blyth, Peter Dinklage, Jason Schwartzman dhe Hunter Schafer.