5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

A do të jetë Asociacioni në agjendën e takimit? Kjo është përgjigjja e Lajçakut

- Advertisement -

“Pritjet tona janë goxha të larta”, thotë Miroslav Lajcak për takimin e së hënës mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, të cilin emisari special i Bashkimit Evropian do ta ndërmjetësojë.

Lajcak thotë se ky është takimi i parë ku do të diskutohet propozimi evropian.

“Përderisa ky është takimi i gjashtë me radhë mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq, ai do të jetë i pari që i kushtohet propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë tutje Lajcak.

“Ne presim që, pikë së pari, të dy liderët zyrtarisht dhe publikisht ta pranojnë propozimin dhe më pas mund të angazhohemi në në zbatimin e tij, për t’u siguruar se gjithçka e pritshme është po ashtu edhe e zbatueshme. Kjo është çka presim nga takimi i së hënës”.

Lajcaku thotë se Kurti dhe Vuçiqi janë detajisht të njoftuar me atë që e përmban propozimi evropian dhe se në Konferencën e Mynihut, që u mbajt javën e kaluar, u është thënë qartazi se çka Perëndimi pret prej tyre.

Kam pasur disa takime me të dy liderët, ndarazi. Ata janë të njohur me propozimin, sigurisht, për secilin detaj. Javën e kaluar, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, janë takuar me Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borrell, kancelarin gjerman Scholz dhe Presidentin francez Makron” , ka thënë Lajcak në një intervistë për “The Pavlovic Today”.

“Ata e kanë dëgjuar mjaft qartë se çka pritet, çka Bashkimi Evropian pret prej tyre , dhe, po ashtu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse SHBA-ja përkrah shumë fuqishëm këtë propozim”, thotë emisari special.

Lajcak, i pyetur nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë në agjendën e takimit të së hënës, ka thënë:

“Çka do të jetë në agjendë është propozimi. Dhe, propozimi përmban nivelin e përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. Dhe, gjëra të tjera”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit