10.8 C
New York
Friday, November 14, 2025

Buy now

A do të hyjë PSD-ja në koalicion me ndonjërën parti nëse mbahen zgjedhjet e reja? Flet Molliqaj

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se ende nuk dihet nëse partia që ai drejton do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale, nëse mbahen.

Ai ka deklaruar se nëse hyjnë në zgjedhje, nuk do të bëjnë koalicione për mbijetesë, siç i quan koalicionet e partive të tjera në vend.

“Ne duhet të mblidhemi si PSD që të flasim për këtë çështje. Personalisht, nuk jam ithtar i ndonjë koalicioni as për këto zgjedhje. Për mua, koalicionet kanë kuptim vetëm kur ka bashkëpunim paraprak. Do të thotë kuptim elektoral, nuk jam duke folur në kuptimin moral.”

“Nëse PDK-ja dhe PSD-ja kishin pasur bashkëpunime gjatë kësaj kohe, dhe kishin bërë aktivitete herë brenda e herë jashtë, kishin mbajtur edhe konferenca, atëherë ka kuptim. Por vetëm kur bashkohesh për mbijetesë politike,” ka thënë Molliqaj, në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit