5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

A do të gjykohen në mungesë të akuzuarit e Banjskës?

- Advertisement -

Është lënë në diskrecion të gjyqtarëve të Themelores, që të vendosin nëse do të aplikojnë ose jo, gjykimin në mungesë për 42 të akuzuarit për rastin “Banjska”, të cilët janë ende të pakapshëm për organet e sigurisë. E në qoftë se aplikohet ky ligj, sfiduese llogaritet të jetë sigurimi i avokatëve për 42 të akuzuarit.

Për 42 personat e akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë, të cilët nuk ka arritur t’i kapin organet e ndjekjes, është lënë në duart e Gjykatës Themelore nëse do të aplikohet apo jo gjykimi në mungesë.

Reklamë

ADVERTISEMENT

Supremja e ka lënë në diskrecion të gjykatësve të vendosin për mundësinë e të gjykuarit në mungesë, duke mos dhënë opinione në lidhje me zbatueshmërinë e ligjit.

Mirëpo, një gjykim në mungesë po vlerësohet si vështirë i realizueshëm në rastin e Banjskës.

“Në anën tjetër, në rast se do të aplikohet ky lloj i gjykimit, sfiduese për gjyqësorin vlerësohet se do të jenë avokatët për 42 të akuzuarit.”, ka thënë avokati, Xhevdet Smakiqi.

“Sfidë mund të jetë sigurimi i avokatëve sipas detyrës zyrtare, për shkak se duhet numër i madh i avokatëve dhe avokatë të minoritetëve, atij të minoritetit serb dhe minoritetet tjera në Republikën e Kosovës ka më pak, por ligji është shumë i qartë që nuk duhet të përfshihen vetëm avokatë të një pakice në këtë rast, por duhet të përfshihen edhe avokatë sipas detyrës zyrtare të kombit shumicë, në këtë rast shqiptarë.”, deklaroi avokati, Skender Musa.

Nga treshja e të akuzuarve e të arrestuar, Dushan Maksimoviq nuk e pranoi fajësinë për këto akuza që e ngarkon prokuroria, kurse Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq nuk u deklaruan rreth fajësisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit