Kryeministri Albin Kurti, është pyetur për formimin e qeverisë së re dhe mundësitë për koalicion të mundshëm me partinë NISMA që ka lider Fatmir Limajn, duke thënë se, partia që udhëheq ai do të pres certifikimin e rezultateve e pastaj do të shohin ‘‘për rrugën përpara’.
Megjithatë, Kurti ka deklaruar se ai dhe partia që ai drejton nuk kanë qëndrime të tjera për kundërshtarët e tyre, nga ato që kanë pasur me herët.
I njëjti ka thënë se LVV ka dalë fituese në zgjedhje, dhe se ai që fiton ‘‘duhet dhe do ta formojë qeverinë’’.
‘‘Së pari ne presim certifikimin e rezultateve dhe pastaj do të ulemi dhe të shikojmë për rrugën përpara. Mirëpo nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibrdie kundër qeverisë sonë, dhe kundër LVV, por ne kemi dalë fitimtar dhe fitimtari duhet dhe do ta formojë qeverinë’’, ka thënë ai.