9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

A do të arrihet marrëveshja këtë vit? Lajçak ka mandat vetëm edhe pak muaj

- Advertisement -

Në prill të vitit 2020, Bashkimi Europian vendosi të intensifikojë angazhimin në dialogun Kosovë – Serbi duke emëruar si Emisar Special një diplomat me përvojë të madhe, Miroslav Lajçak.

Ani pse kontravers për faktin që vjen nga një shtet mosnjohës i pavarësisë së Kosovës, Bashkimi Europian garantoi se Lajçak nuk do të mbajë anë dhe se përfaqëson bindjet politike të BE-së dhe jo të shtetit të tij, shkruan lajmi.net.

Por, tani kur janë bërë gati 2 vite që kur e ka marrë këtë detyrë, Lajçakut i kanë mbetur edhe 6 muaj mandat – prej kur iu vazhdua në prill të vitit të kaluar.

Miroslav Lajçak aktualisht ka mandat deri në gusht të vitit 2022, kështu ai së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Politika të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, po ashtu me prejardhje një vend mosnjohës i Kosovës, Spanja – kanë kohë edhe afërsisht 6 muaj të angazhohen në dialog brenda mandatit aktual të Lajçak.

Kohëve të fundit, Lajçak i ka intensifikuar përpjekjet e tij për arritjen e një marrëveshje, ndonëse shpesh ka qenë i kritikuar për qasje jo të barabartë ndaj Kosovës dhe Serbisë, madje në një moment ai kishte kërkuar edhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

Ai është takuar sot me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Sir Stuart Peach me të cilin shprehet se ka bërë diskutim të mirë mbi dialogun dhe çështjet rajonale.

“Patëm një diskutim të mirë për dialogun dhe çështjet regjionale me të dërguarin e Britanisë për Ballkanin, Sir Stuart Peach në Bruksel”, ka thënë Lajçak.

Në anën tjetër, edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka patur indikacione se do të ketë intensifikim të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse me njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit