Italia është ekonomia e tretë më e madhe e bllokut dhe një nga anëtarët themeluese të saj. Meloni është një euroskeptike në zemër. Gjatë fushatës ajo foli shpesh për Italinë që po shtypej nga anëtarët më të mëdhenj dhe më të pasur të BE-së, sipas BBC.
Dhe ndërsa ajo nuk i ka marrë parasysh thirrjet që Italia të largohet tërësisht nga euro ose BE, ajo mendohet se ka të ngjarë të bashkohet me anëtarët më ‘problematikë’ të Brukselit, Hungarinë dhe Poloninë, veçanërisht kur bëhet fjalë për migracionin.
Disiplina fiskale është gjithashtu një pikë e mundshme e një mosmarrëveshje.
Italia është një nga vendet me më shumë borxhe në Europë, por premtimet e Melonit për mirëqenien janë të konsiderueshme: duke përfshirë më shumë mbështetje për invalidët, për kujdesin ndaj fëmijëve, për pensionistët dhe për gratë italiane, një përpjekje, thotë ajo, për t’i inkurajuar ato të lindin më shumë fëmijë.
E gjithë kjo do të kushtojë shumë para dhe premtimi i saj ndaj biznesit për një taksë të sheshtë, realiste ose jo, në teori do të nënkuptonte më pak të ardhura të qeverisë.
Fitorja e Giorgia Melonit vjen në një kohë kritike për Europën, për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
Sanksionet kundër Rusisë po rrisin presionet rreth inflacionit. Giorgia Meloni e di se shqetësimet kryesore të italianëve janë kostot e energjisë dhe kriza akute e kostos së jetesës.
Duke marrë parasysh partnerët e saj të zgjedhur të koalicionit, manjati Berluskoni dhe populisti i ekstremit të djathtë Matteo Salvini kanë tradicionalisht lidhje të ngushta me Moskën, një shqetësim tjetër për Brukselin nëse qeveria e Melonit do të ndjekë rrugën e sanksioneve të ashpra kundër Kremlinit.
Uniteti Europian do të jetë nën një tendosje të madhe.