10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

A do ta linte Italinë nëse do t’i propozohej një projekt në Shqipëri? Heidi habit me përgjigjen

- Advertisement -

Heidi ishte finalistja e dytë e eliminuar mbrëmjen e djeshme, pas përballjes në televotim me Julin. Në intervistën e dhënë në studio, Heidi tha se është mirënjohëse ndaj produksionit dhe publikut që e solli deri në finale.

“Jam shumë mirënjohëse, jo vetëm ndaj produksionit, por edhe ndaj publikut që më solli deri këtu. Është dhe nder i madh, pas asaj surprize që pashë, që isha me Julin në televotim, gjithë ai artrist, njeri i paparë. Shkoi përtej çdo gjëje. Jam e kënaqur!” -u shpreh ajo.

Në intervistat pas spektaklit, Heidi u pyet nëse do ta braktiste Italinë nëse do t’i ofrohej ndonjë projekt në Shqipëri dhe përgjigjja e saj na habiti.

“Absolutisht që po. Po [do ta lija Italinë]”, -tha Heidi.

Rikujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpi Heidi u shpreh kategorikisht kundër jetesës në Shqipëri, duke theksuar disa herë se asaj i mungon shumë Italia dhe të dëgjojë italisht në rrugë. Ajo është shprehur më parë se ka ardhur në Shqipëri për të provuar eksperiencën e jashtëzakonshme të BBVIP, por më pas do të kthehej në Itali.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit