11.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

A do ta keqpërdorë Serbia marrëveshjen ekonomike me Gjermaninë?

- Advertisement -

Gazetari nga Gjermania, Bahri Cani, në “Edicionin Special” ka folur rreth marrëveshjes së Serbisë dhe Gjermanisë për litiumin.

Ai shprehi opinionin e tij, rreth pyetjes së ngritur se a do ta përdor Serbia marrëveshjen dhe përafrimin me Gjermaninë, për të dëmtuar Kosovën.

“Kosovës me siguri që i tingëllon ky afrim ekonomik i Serbisë me Gjermaninë, si një mundësi dëmi për Kosovën që mund të keqpërdor Serbia. Me siguri që tentativa të tilla mund të ketë, që Serbia të përdor këtë lloj marrëveshje edhe përafrimin me Gjermaninë, edhe për realizimin e qëllimeve të veta ndaj Kosovës”, u shpreh Cani.

“Unë e shoh pozitivisht nënshkrimin e një marrëveshje të tillë, pavarësisht se dikujt i tingëllon jo morale dhe jo parimore. Mirëpo ky është edhe një hap tjetër që në fakt të gjithë territorit të Ballkanit Perëndimor t’i hapet rruga dhe përfundimisht të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, nëse kjo është rruga që përmes këtyre marrëveshjeve të realizuara dhe qëllime të tilla me siguri që është tepër e rëndësishme jo vetëm për Serbinë por edhe për Kosovën, Shqipërinë, dhe vende të tjera të rajonit”, shtoi ai.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit