23.8 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

A do ta dërgojnë emrin e mandatarit te Osmani, Kurti gazetarëve në Suharekë: Këto janë gjëra të Prishtinës

- Advertisement -

Edhe pse paralajmëruan një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm për ta votuar mandatarin për kryeministër, LVV-ja ende s’e ka bërë të ditur se kur mund të ndodh kjo.

Përgjigje për këtë nuk ka dhënë as lideri i kësaj partie, Albin Kurti.

Ai sot para gazetarëve i pyetur për këtë çështje tha se për këtë çështje diskutohet në Prishtinë.

‘‘Këto janë gjëra të Prishtinës, atje i diskutojna ato, ka thënë Kurti para gazetarëve në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Suharekë.

Ndryshe, kryetari i ri i Kuvendit të shtunën e shpalli të konstituar Kuvendin e Kosovës, pavarësisht se ende nuk është zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit jo shumicë serb. Në anën tjetër kjo s’është pranuar nga njohës të fushës e as nga partitë e tjera si PDK dhe LDK.

Të ngjashme

Të fundit