5.4 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

A do jetë e pranishme LDK-ja në takimin e thirrur nga PSD-ja? Flet Haziri

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka treguar se a do marrë pjesë LDK-ja nesër në takimin e thirrur nga PSD-ja.

“Ne takime kemi pasur edhe para proteste, takime do ketë, ne komunikimin me partitë tjera nuk e kemi ndërpre asnjëherë, pse jo takime do ketë”, ka thënë Haziri për RTV21.

PSD për nesër ka ftuar në një takim të gjitha partitë parlamentare e jo parlamentare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, sindikatave të ndryshme dhe personat publik e jopublik që janë të interesuar që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin për rritjen e çmimit të rrymës.

Kësaj ftesë, i është përgjigjur pozitivisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka ka thënë se në këtë takim AAK-ja do të përfaqësohet nga nënkryetari. Takimi pritet të mbahet nga ora 13:00./RTV21/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit