Shkencëtari dhe futuristi i njohur Ray Kurzweil parashikon se njerëzit mund të arrijnë pavdekësinë brenda kësaj dekade. Sipas tij, deri në vitin 2030, nanorobotët do të qarkullojnë në trupin e njeriut, duke riparuar qelizat e dëmtuara dhe duke ndërlidhur trurin me internetin, gjë që do të zgjasë jetën çdo vit më shumë se sa më parë.
Kurzweil e sheh këtë si një hap të parë drejt asaj që ai e quan një moment në të cilin inteligjenca artificiale do të tejkalojë atë njerëzore. Ky revolucion teknologjik, që ai e parashikon të ndodhë rreth vitit 2045, do të ndryshojë thellësisht mënyrën se si jetojmë dhe si e kuptojmë vetë jetën.
Ai beson se në atë të ardhme, teknologjia do të mundësojë jo vetëm ndaljen e plakjes dhe shërimin e sëmundjeve, por edhe ruajtjen e vetëdijes njerëzore në formë digjitale një hap drejt pavdekësisë teknologjike.
Megjithatë, ndërsa disa shkencëtarë ndjekin rrugë të tjera, si ngrirja e trurit për rikthim të mundshëm në të ardhmen, ideja e pavdekësisë sjell me vete dilema të mëdha etike, filozofike dhe shoqërore.
Pavarësisht këtyre sfidave, ëndrra për të mposhtur vdekjen është një aspiratë e lashtë që teknologjia moderne po e bën gjithnjë e më të prekshme.