Sipas një studimi të ri të gjetur në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave (PNAS), një teknikë e zbuluar së fundmi nga Universiteti i Kolorados, mund të lejojë telefonat të karikohen 100 për qind në vetëm 60 sekonda.
Në një njoftim për shtyp, studiuesi Ankur Gupta zbuloi se ngarkimi dhe shkarkimi i energjisë do të jetë më i shpejtë nëse jonet lëvizin në mënyrë më efikase, duke bërë që telefoni të karikohet më shpejtë.
“Duke pasur parasysh rolin kritik të energjisë në të ardhmen e planetit, u ndjeva i frymëzuar për të zbatuar njohuritë e mia të inxhinierisë kimike në avancimin e pajisjeve të ruajtjes së energjisë”, tha Gupta.
Gupta shton: “Apeli kryesor i superkondensatorëve qëndron në shpejtësinë e tyre. Pra, si mund ta bëjmë karikimin dhe çlirimin e energjisë më të shpejtë? Me lëvizjen më efikase të joneve”.
Hulumtimi zbuloi gjithashtu se lëvizjet e joneve janë të ndryshme nga sa pritej sipas ligjit të Kirchhoff.
Por, ende nuk është e qartë se sa kohë do të duhet që ky hulumtim në laborator të bëhet teknologji që do të gjendet në telefonin tuaj.