19 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

A dëmtohet organizmi nëse e teprojmë me ngrënie të vezëve?

- Advertisement -

Vezët janë vërtet një superushqim, por a mund të hamë shumë sosh dhe a do të dëmtojnë trupin tonë në atë rast?

Kur bëhet fjalë për vlerat ushqyese, vezët janë një nga paketat ushqimore më të fuqishme që mund të futim në trupin tonë.

Bashkë me qumështin, vezët përmbajnë vlerën më të lartë biologjike ose thënë ndryshe standardin e artë të proteinave – ka shkruar në sajtin e saj Kathleen M. Zelman, dietologe e regjistruar dhe drejtoreshë e të ushqyerit për WebMD, transmeton Telegrafi.

Sipas saj, një vezë ka vetëm 75 kalori, prandaj ka 7 gramë albumina me cilësi të lartë, 5 gramë yndyrë dhe 1,6 gramë yndyra të ngopura, bashkë me hekurin, vitaminat, mineralet dhe karotenoidet.

Dhe jo vetëm kaq, por, siç shprehet Kathleen M. Zelman, vezët janë të lehta për t’u konsumuar, tolerohen mirë nga të rinjtë dhe të moshuarit dhe mund t’i konsumojmë në çdo vakt dhe ajo që është shumë e rëndësishme – ato janë të lira.

Vezët janë vërtet një superushqim, por a mund të hamë shumë prej tyre dhe a do të dëmtojnë trupin tonë në atë rast?

Edhe pse “Medical News Today” thekson se nuk ka kufi për numrin e vezëve që një person mund të hajë, 3 deri në 5 vezë në ditë konsiderohen plotësisht të sigurta – këshillon Kathleen M. Zelman.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit