Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës duhet ta këtë buxhetin me të madhe se sa e ka, pasi sipas tij, Ushtria e Kosovës duhet të jetë në hapë me kohën.
Buxheti për Ushtrinë e Kosovës duhet të jetë më i madh sipas deputetit nga PDK-ja.
“Ne edhe vitin e kaluar kemi kërkuar si Parti Demokratike e Kosovës, që Forca e Sigurisë së Kosovës që të pajiset me pajisje armatim me të gjitha, dhe kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës në vitin e kaluar që t’i ndajë edhe 100 milionë euro shtesë. Këtë vit është ndarë një buxhet më i madh, por kërkojmë të ketë buxhet më të madh”, ka theksuar Qalaj.
Më tutje, ai ka theksuar se vendet me institucione të forta të Sigurisë kanë më shumë stabilitet.
“Pa siguri nuk ka asgjë dhe unë i bëj thirrje qeverisë së vendit që sa më shumë të ndajë buxhet për institucionet e sigurisë e në veçanti për Ushtrinë e Kosovës dhe për Policinë e Kosovës”, ka përfunduar Qalaj.