-11.4 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Rama: Kush po vonon drejtësinë për 21 janarin?

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kujtuar protestën e dhunshme të 21 janarit 2011, gjatë së cilës u vranë 4 protestues dhe u plagosën disa të tjerë.

Kreu i qeverisë shqiptare, shkruan krah fotos së publikuar se ata që po vonojnë drejtësinë për 21 janarin nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër.

“Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë”, shkruan Rama.

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Edhe pse kanë kaluar 14 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.

“21 janari” është zyrtarisht një çështje që po hetohet nga SPAK. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një hetim penal për vrasjen e Aleks Nikës, si edhe plagosjen e Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papës gjatë protestës së dhunshme të vitit 2011 para kryeministrisë.

Çështja u regjistrua nga SPAK në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë të marsit të këtij viti, që urdhëronte Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit