31.9 C
New York
Monday, June 23, 2025

Buy now

Lladrovci për kandidimin e bashkëpartiakut në Drenas: Këtu jam, gati për garë

- Advertisement -

Ramiz Lladrovci nuk është i vetmi kandidat prej Partisë Demokratike të Kosovës që e synon Komunën e Drenasit.

Lladrovci po sfidohet nga bashëkapartiaku, Petrit Hajdari.

Hajdari sot njoftoi do të kandidojë për kryetar të kësaj komune. Madje ai i bëri thirrje kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, që ta mbështesë kandidaturën e tij.

Lidhur me këtë “rivalitet” për komunën, Periskopi ka kontaktuar Ramiz Lladrovcin.

Ai është shprehur i gatshëm për të garuar.

Madje Lladrovci pret që do ta shpallin kandidaturën edhe individ të tjerë. Megjithatë ai thotë se vota e qytetarit vendos.

“Sot, është publikuar një kandidaturë e re për Kryetar të Drenasit, deri në ditën e fundit pres të ketë edhe individ, parti e nisma lokale me kandidatura për postin e Kryetarit. Unë jam gati për garë, jam këtu dhe vota e qytetarit do ta dëshmojë se kush e meriton besimin për ta udhëhequr komunën në mandatin e ardhshëm”, u shpreh Lladrovci për Periskopin.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës në Drenas e ka propozuar në qershor sërish Ramiz Lladrovcin si kandidat për kryetar komune.

“Falënderoj Kryesinë e Degës së PDK-së në Drenas, për miratimin e propozimit për kandidaturën time për kryetar të komunës për zgjedhjet e 12 Tetorit. Votat për kandidaturën time ishin 42 për, një kundër dhe një abstenim. Pres nga Kryetari i PDK-së, miratimin e këtij propozimi të Degës e cila nuk njeh humbje nga çlirimi e këndej”, pati shkruar Lladrvoci.

Kujtojmë, që zgjedhjet locale do të mbahen më 12 tetor.

 

Të ngjashme

Të fundit