25.1 C
New York
Sunday, June 22, 2025

Buy now

Ministri i Jashtëm iranian: Sulmet e sotme amerikane do të kenë pasoja të përjetshme!

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi e përshkroi sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të vendit të tij të dielën si të papranueshëm dhe një akt jashtëzakonisht të rrezikshëm, të paligjshëm dhe kriminal. Në një postim në X, ai theksoi se të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara duhet të jenë të shqetësuar për shkak të shkeljes serioze të Kartës së OKB-së.

Araghchi theksoi se ngjarjet e mëngjesit të sotëm do të kenë pasoja të përjetshme. Ai shtoi se Irani në rast vetëmbrojtjeje do të shohë të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e tij.

“SHBA-të, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kryen një shkelje serioze të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjit ndërkombëtar dhe NPT-së [ Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore] duke sulmuar objektet bërthamore paqësore të Iranit.

 

 

Ngjarjet e këtij mëngjesi janë skandaloze dhe do të kenë pasoja të përjetshme. Çdo anëtar i OKB-së duhet të alarmohet nga kjo sjellje jashtëzakonisht e rrezikshme, e paligjshme dhe kriminale.

Në përputhje me Kartën e OKB-së dhe dispozitat e saj që lejojnë një përgjigje legjitime në rast vetëmbrojtjeje, Irani rezervon të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e tij,” shkruan ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Të ngjashme

Të fundit